Manchester City më afër të qenit kampion
Publikuar:
(15.05.2024 00:19:55)

Manchester City është vetëm një fitore larg fitimit të Premier League, pasi triumfoi 0-2 ndaj Tottenham në javën e parafundit, duke shkuar kështu në kuotën e 88 pikëve, 2 pikë më shumë se Arsenali.
Në pjesën e parë, Citizens u vendosën në kërkim të golit të epërsisë, por hasën mjaft vështirësi, pasi prapavija kundërshtare dhe portieri ishin në një natë të mirë.
Balancat u prishën në fillimin e pjesës së dytë.
Kampionët në fuqi të Anglisë pas një aksioni të rrjedhshëm, falë një asisti fantastik të De Bruyne, Haaland nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 90-të, Haaland shndërroi në gol një penallti.
/Shqip.com