Sport Ndërkombëtar

Manchester City fiton lehtësisht ndaj Norwich Cityt të Rashicës

Manchester City

Manchester City ka arritur fitore me rezultat të thellë prej 5-0 kundër Norwich Cityt në kuadër të javës së dytë në Premier League, shkruan Shqip.com.

City ka arritur fitoren e parë në këtë sezon nga dy ndeshje të luajtura, pasi kësaj radhe mposhtën ekipin e yllit kosovar, Milot Rashicëa, Norëich Cityn.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përkundër rasteve, shënuan edhe tri gola, ku dy ishin të rregullt ndërsa njëri u anulua.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas shtatë minutave përmes autogolit të Tim Krul.

City gjeti goli në minutën e 16-të përmes Ferran Torres, por u anulua për shkak se spanjolli ishte në pozitë jashtë loje.

Golin e dytë e siguroi Jack Grealish në minutën e 22-të, derisa ishte edhe goli i debutimit me skuadrën e tij të re.

Në pjesën e dytë përsëri vendasit ishin skuadër shumë më e mirë, ku krijuan raste të shumta dhe arritën të shënojnë edhe tre gola tjerë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 64-të me anë të Aymeric Lamportes, i cili shënoi për 3-0, ndërsa Raheem Sterling shënoi në minutën e 71-të pas asistimit të Gabriel Jesus.

Ndërsa, për rezultatin përfundimtar për 5-0 u përkujdes Riyad Mahrez i cili shënoi në minutën e 84-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Manchester City zë pozitën e katërt me tri pikë në tabelën e Premier League, ndërsa Norëich City nuk ka asnjë pikë dhe gjendet e fundit./Shqip.com