Manchester City e nis takimin me “artilerinë e rëndë”

E kërkojnë biletën për në finale, por fillimisht duhet rrëmbyer rezultat pozitiv në “Santago Bernabeu”.
Manchester City ka publikuar formacion zyrtar ndaj Real Madrid, për gjysmëfinalen që nis me fillim nga ora 21:00.
Nga minuta e parë është rikthyer Kyle Walker, i cili mungoi në Angli, për shkak të lëndimit.

Inkuadrimi i tij në krahun e djathtë – pritet të sjellë shumë duele të shpejtësisë me Vinicius Junior.
Edhe Joao Cancelo e ka nisur takimin nga fillimi. Portugezi – që mungoi për shkak të suspendimit me kartona – paraprakisht.
Ndryshime ka pasur edhe në repartin sulmues, sepse startues do luaj Riyad Mahrez
Teksa, në stol janë lënë futbollistë si: Sterling, Gundogan dhe Fernandinho.
Rezultati 4-3 i takimit të parë e favorizon Cityn, ani pse “mbretërit” janë vendas. /Shqip.com