Manchester City e kërkon yllin e ri të Barcelonës
Publikuar:
(03.04.2023 15:44:54)

Skuadra angleze Manchester City ka përgatitur ofertën për sulmuesin Ansu Fati, i cili do të largohet nga Barcelona në verë.
Tabloidi anglez “The Sun” raporton të hënën se ekipi anglez është gati të ofrojë rreth 90 milionë euro për 20-vjeçarin.
Fati ka kërkuar largimin nga Barcelona në verë për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën, ndërsa te City po shihet si investim për të ardhmen.
Fati pjesë e ekipit të parë të Barçës është prej vitit 2020 derisa ka kontratw me ekipin deri në vitin 2027. Këtë sezon Fati ka shënuar 7 gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat për Barçën.
/Shqip.com