Manastiri i Deçanit reagon pas deklaratave të Kurtit

Manastiri i Deçanit i ka reaguar deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Përmes një postimi në Twitter, nga faqja zyrtare e Manastirit të Deçanit ka thënë se kisha është e hapur për dialog por jo për ndërhyrje politike nga liderët e Kosovës.
“Kisha jonë është e hapur për dialog, por jo për ndërhyrje politike nga liderët e #Kosovës në Kos 2016. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e këtij Manastiri.
Ata thanë se janë duke shpresuar që Kurti të ju sjellë atyre letrën kadastrale që vërteton vendimin e gjykatës mbi pronën e Manastirit të Deçanit.
“Dyert e Manastirit tonë janë të hapura për të gjithë dhe shpresojmë që kryeministri Kurti më në fund të na sjellë letrën kadastrale që vërteton zbatimin e vendimit të gjykatës”.

Kurti: Njohja e ndërsjellë është në qendër të dialogut me Serbinë – SHQIP.com
Lidhur me Manastirin e Deçanit, Kurti tha se ai është optimist se kjo çështje do të zgjidhet.
“Në rastin e Manastirit të Deçanit janë 24 hektarë të cilët ju dhanë asaj para 25 vitesh nga ana e regjimit të Millosheviqit. Ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese por, po ashtu ka disa lëndë administrative në lidhje me këto prona. Unë besoj që kjo çështje do të zgjidhet dhe jam optimist mirëpo, është me rendësi që të kemi një dialog në mes Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve fetare në Manastirin e Deçanit”.
I pari i ekzekutivit tha se ka kërkuar që të dialogojë me autoritetet fetare të Manastirit të Deçanit por, këta të fundit nuk e kanë pranuar.
“Unë kam kërkuar që të takohem me ata por me refuzojnë. Ne besojmë që mund të përfshihemi në dialog dhe mund të zgjidhim të gjitha problematikat që i kemi. Ne duam ta ruajm dhe ta mbrojmë Manastirin e Deçanit e cila është trashëgimi kulturore e të gjithë qytetarëve”.
Krahas kësaj, Kurti foli edhe për situatën në veri të Kosovë ku tha se problem janë strukturat ilegale atje.
“Ne nuk i kemi problemet kryesore me Serbinë në kufi. Ne nuk kemi problem me popullatën serbe por, problemi kryesor i yni është me disa struktura të caktuara të cilat kanë ndikim tek popullata serbe dhe të njëjtën kohë merren më shumë aktivitete kontrabandimi në kufi”.
Ndërsa, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës, Kurti tha se është rrezikshmëria e skepticizmit të disa vendeve anëtare të BE-së.
/Shqip.com