Maluma largohet nga intervista kur pyetet për të drejtat e njeriut në Katar (VIDEO)
Publikuar:
(20.11.2022 16:48:54)

Këngëtari kolumbian Maluma, i cili do të këndojë në hapjen Kupës së Botës, u largua nga një intervistë televizive pasi u akuzua për ‘zbardhjen’ e abuzimeve të të drejtave të njeriut në Katar.
Gjatë një transmetimi në televizionin publik izraelit, këngëtari u pyet: ‘A nuk keni problem me shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend?’
Maluma, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias, u përgjigj duke thënë se ishte diçka që ai nuk mund ta zgjidhte dhe se ai ishte vetëm aty për të ‘shijuar festën e futbollit’.
Pasi u pyet nga gazetari Moav Vardi nëse prania e tij në turne po ‘ndihmonte në zbardhjen’ e shkeljeve të të drejtave të njeriut, këngëtari e quajti gazetarin të pasjellshëm dhe doli jashtë.
/Shqip.com