Malisheva pret Dritën në xhiron e 21-të
Xhiroja e 21-të e superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë në mes javë.
Në duelin kryesor Drita udhëton drejt Malishevës, të mërkurën me fillim nga ora 13:00.
Malisheva ka një fitore dhe një barazim në stinorin pranveror dhe renditen në vendin e shtatë me 23 pikë.
Një fitore dhe një barazim e ka edhe Drita, e cila zë pozitën e tretë me 38 pikë.
Të mërkurën, lideri, Ballkani, do të jetë nikoqir i Ulpianës.
Ballkani në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm në humbje dhe katër fitore, ndërsa Ulpiana ka vetëm dy barazime dhe tre humbje.
Skuadra nga Suhareka gjendet në vendin e parë, ndërsa Ulpiana është në vendin e tetë.
Ndërkohë në “Zahir Pajaziti”, Llapi e pret Feronikelin.
Të enjten luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 21-të.
Drenica në “Bajram Aliu” do të përballet me Prishtinën, kurse Gjilani – Dukagjini është dueli tjetër i së enjtes./Shqip.com