Sport Shqiptar

Malisheva e vazhdon rrugëtimin në Superligë

FC Malisheva

Malisheva do e vazhdojë rrugëtimin në Superligën e Kosovës edhe për një sezon.

Në ndeshjen e barazhit, kjo skuadër ka triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Vushtrrisë.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Marc-Olive – në minutën e 17-të.

May be an image of 1 person and text

U prit një kundëpërgjigje nga Vushtrria, por nuk erdhi.

Ndërsa, në anën tjetër Malisheva realizoi përsëri.

Topin në rrjetë e dërgoi Mergim Pefqeli – kur po zhvillohej minuta e 27-të.

May be an image of 1 person and text

I njëjti futbollistë realizoi edhe një herë nga pika e bardhë në pjesën e dytë.

Teksa, një moment aspak sportive ishte prishja e ulësëve në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga tifozëria e Vushtrrisë.

May be an image of outdoors and stadium

Deri në fund të takimit, e gjitha çka mundën të bëjnë vushtrriasit ishte realizimi i golit të nderit.

Teksa, pas takimiat – trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi tha se “një klub që është themelu shumë vonë me e arritë këtë sukses është shumë e madhe. Shpresoj që vitin e ardhshëm – të jetë në një nivel edhe më të lartë se sa është sot”.

Sa i përket kampionatit të rregullt, Malisheva regjistroi 13-të fitore, nëntë barazime dhe 14-të humbje.

Si total – 48 pikë./Shqip.com