Lajme

Mali i Zi i jep dritën e gjelbër lidhjes së Ulqinit dhe Velipojës me urën 310 metërshe

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Dritan Abazoviç për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë.

Ura do të jetë e gjatë 310 metra dhe do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë.

Ky projekt do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dy shtetet.

Projekti ishte prezantuar nga ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në muajin qershor të vitit 2022.

/Shqip.com