Sport Ndërkombëtar

Malen dhe Dumfires pritet të largohen nga PSV

Donyell Malen & Denzel Dumfires

Trajneri i PSV-së, Roger Schmidt, ka pranuar se dyshja, Denzel Dumfries dhe Donyell Malen pritet të largohen në një të ardhme të afërt, transmeton Shqip.com.

Dyshja ka lënë përshtypje të madhe gjatë kësaj vere pas performancave mbreslënëse me Holandën në EURO 2020.

Pas performancave të mira me Holandën, interesim për lojtarët kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.

Sipas “Goal”, Dumfries ka qenë i lidhurme një kalim te Interi, Bayern Munchen dhe Everton.

Ndërsa, Malen thuhet se është në radarin e Borussia Dortmund dhe Liverpool./Shqip.com