Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në Kosovë

Edhe pas reshjeve të borës këtë pasdite e së hënës në Kosovë, rrugët janë të kalueshme dhe se kompanitë e mirëmbajtjes janë duke punuar vazhdimisht.
Kështu ka bërë të ditur, Malë Lokaj, nga Departamenti i rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës për Shqip.com ku ka treguar se bora është duke rënë gjithandej dhe në disa vende me intensitet më të lartë e në disa të tjera më intensitet më të ulët.
“Rrugët janë të kalueshme përgjithësisht, kuptohet nëpër viset malore ne lartësi më të mëdha ka vështirësi pasi që intensiteti i borës është më i madh se në pjesët tjera, por operatorët mirëmbajtës janë në terren vazhdimisht, ka thënë Lokaj.

Ai ka bërë të ditur se vendet ku ka vështirësi më të madhe janë Gryka e Rugovës rruga për në Kullë, rruga në Prevallë, rruga në Brezovicë dhe tek rruga e Shalës së Bajgores./Shqip.com