Majk habit me deklaratën! Gati për një propozim dashurie ndaj Era Istrefit?
Publikuar:
(11.12.2022 23:43:38)

Për raportin e Era Istrefit dhe reperit Majk, është përfolur mjaft shumë.
U përfol për një konflikt ku shkak asokohe ishte kënga “Bon Bon”, të cilën do e publikonte Majk, por e mori Era.
Ndërkaq, Majk, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”.
Sigurisht që ai nuk mund t’i shpëtonte sfidës të ‘Paintball’.
Majk, ka qëlluar Erën dy herë, herën e parë, ai ka treguar se mendon që nëse do të realizonte një bashkëpunim me të, do të ishte shumë i suksesshëm dhe së dyti, teksa është pyetur nga kapiteni kundërshtar Olsi, me cilën prej vajzave në tabelë do të dilte në një date (takim romantik), ai sërish ka qëlluar Erën.
/Shqip.com