Sport Ndërkombëtar

“Magneti” i trofeve

Raphael Varane, pasi u shpall Kampion i Botës me Francën në vitin 2018

Me 18 shtator të vitit 2011, Raphael Varane e djersiti për herë të parë fanelën e Real Madrid, ku më pas do shndërrohej në një futbollist të pazëvendësueshëm.

Sot, 11 vite më pas, ai është 28 vjeçar, por kabineti i tij i trofeve nuk është më i zbrazët, shkruan Shqip.com.

Shtatëgjati, së fundmi e pasuroi CV-në e tij edhe me një trofe, pasi me Francën u shpall Kampion i Ligës së Kombeve.

Raphael Varane reacts to France's Nations League win amid Man United injury  scare - Manchester Evening News
Varane duke festuar, pasi Franca e fitoi Ligën e Kombeve

Mbi supet e tij, tashmë  bartë 19 tituj, për fitimin e të cilëve ka dhënë shumë nga vetja në fushën e gjelbër.

Lista e tij e plotë me trofe:

4 x Champions League

4 x Club World cup

3 x European super cup

3 x Spanish super cup

3 x La Liga

1 x World Cup

1 x Nations League

Zbarkimi i Varanes në “Teatrin e Ëndrrave” gjatë merkatos së verës, e ka përforcuar edhe më shumë repartin defanziv të anglezëve, ndërsa ka lënë shumë zbrazëti në “Santiago Benabeu”.

Video: What Vlasic did to Varane in 2018 ahead of West Ham vs Man Utd
Varane gjatë një ndeshje kampionale me Manchester United

Në Premierligë, numri 19 i Unitedit, ka zhvilluar gjithsej pesë ndeshje dhe së bashku me Harry Maguire kanë krijuar një partneritet solid, duke e lënë në bankën rezervë, Victor Lindelöf.

Për të siguruar shërbimet e francezit, Manchester United i pagoi madrilienëve një shumë rreth 50 milionë eurosh./Shqip.com