“Magjistari i vogël” u kthye në ishull

Në Liverpool e kishte fituar nofkën “magjistari i vogël”, por në “Camp Nou” nuk dhuroi magji.
Për të, Barcelona pagoi 150 milionë euro, por shumë ndeshje i shikoi nga stoli.
Karriera e Philippe Coutinhos tashmë ka marrë një kahje tjetër. Ai është bërë pjesë e Aston Villas – si huazim gjashtëmujor.
Në këtë skuadër, ai do të takohet me bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Steven Gerrard, i cili tashmë është trajner i Villas.
Coutinho nuk po merrte minutazh nën urdhërat e Xavi Hernandez, dhe largimi i tij ishte i pritshëm.
Kjo periudhë e vështirë e 29 vjeçarit – ka bërë që ai të humbas pozitën e titullarit në kombëtaren e Brazilit – tash e një kohë.
Braziliani është transferi më i shtrenjtë në historinë e klubit katalunas, por performancat e tij kanë qenë larg nga ajo që pritej.
:focal(1265x182:1267x180)/origin-imgresizer.eurosport.com/2021/12/29/3278002-67077308-2560-1440.jpg)
Ndërsa, një lëndim që pësoi vitin e kaluar e kishte lënë jashtë fushës së gjelbër për gati thuajse tërë sezonën dhe gjërat u vështirësuan edhe më shumë për të.
Në këtë sezonë ai ka zhvilluar 16-të paraqitje – në total, teksa ka shënuar vetëm dy gola.
Sipas “Transfermarket”, vlera e tij në tregun e transferimeve llogaritet të jetë vetëm 18 milionë euro – një rënie drastike nga e kaluara./Shqip.com