“Magjistari i vogël” po e mahnit ishullin – sërish

“Koha e tij ka mbaruar”, “largimi nga Liverpooli i dha ishte fatal për të” – ishin vetëm disa nga shprehjet që thuheshin për Philippe Coutinhon – kur iu bashkua Aston Villës.
Paraprakisht – kishte mbetur në bankën rezervë të Barcelonës
Ai heshti, vendosi që “të flas” në fushën e gjelbër.
Dhe – qëllimit ia arriti. “Magjistari i vogël” është rikthyer – në kohërat e tij të arta.

Mesfushori brazilian – për një kohë të shkurtër është shndërruar në një nga futbollistët kryesorë të Villas.
Në vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara – në ishull këtë sezon, ai e ka tundur rrjetën tri herë.
Teksa, ka regjistruar edhe tri asistime.

Kundër Southamptonit – te shtunën, ai dhuroi një asistim dhe një gol – duke treguar që po ngritet në zenit të formës.
Pas ndeshjes, trajneri i Aston Villas – Steven Gerrard tha se “kur Phil është në disponim të mirë, ai është një lojtar i klasit botëror. Ai ndoshta e mbaroi karrierën time disa vjet më herët, ai është arsyeja që unë kam vidhat në gjunjë dhe në ije”.
Coutinho është huazmim gjashtë mujor te skuadra angleze, e cila ka të drejtë blerje për 40 milionë euro – në fund të sezonit.

Sa i përket formës ekipore – Aston Villa nuk ka vazhdueshmëri të rezultateve pozitve.
Skuadra e udhëhequr nga Gerrard– gjendet në vendin e 11-të, me 33 pikë të grumbulluara. /Shqip.com