Magjistari i mbetur nën hije
Opinion
Ndër vite, në “Ramon Sanchez Pizjuan” kanë shkelur shume futbollistë të mëdhenjë.
Disa e shihin Sevillën si trampolinë, disa e konsideronin si vend ideal për ta pasuruar CV-në.
Por, dikush i kaloi vitet e arta të karrierës aty.
Fanela me numrin 10-të, kishte një mbishkrim: Banega.
Një djalosh, që më herët ishte pjesë e “lakuriqëve”.
Nga Argjentina – në Spanjë, ai mori një palë këpucë dhe një shkop magjik. Elegancë, angazhim, guxim, magji dhe art.
Të gjitha keto i shihnin publiku, kur topi gjendej në këmbët e tij.
Për Banegën, emri i kundërshtarëve nuk kishte rëndësi. Barcelona, Granada, Real Madrid apo Espanyol, ndaj të gjithëve ishte i njëjti. Magjik.
Por, potenciali i tij, mbeti disi nën hije hije. Ani pse ka qenë truri i skuadrës spanjolle dhe e ka ngritur tri herë trofeun e Europaligës, emri i tij nuk lakohet në mesin e legjendave.
“I nënvlersuari”, do ishte sinonimi më i mirë për këtë gjeni të mesfushës. E vetmja njollë e zezë ne karrierën e tij, mbetet aventura në Inter.
Pasi, në Serie A, gjërat nuk funksionuan për të.
Teksa, ndër vite e ka djersitur edhe fanelën e kombëtares së Argjentinës.
Ever, tashmë luan në Katar, pasi “martesa” e tij me Sevillën, përfundoi sezonën e kaluar, por jo edhe dashuria. /Shqip.com