Magji dhe spektakël – City në qiellin e shtatë

Përvoja e Marcelo Bielsës nuk ishte e mjaftueshme përballë “makinerisë” së Pep Guardiolës.
Shtatë është numri i golave që Manchester City i ka shënuar kundër Leeds United.
Ani pse njihen si skuadër e papërshtashme, Leeds mori një leksion futbolli në “Etihad Stadium”.
Pas vetëm tetë minutave lojë, Phil Foden shënoi, për të dhënë sinjale që në këtë takim City ka hyrë për fitore.
Vetëm pesë minuta më pas, Jack Grealish e dyfishoi epërsinë. Problemet u shtuan për mysafirët.
Një kundërpërgjigje pritej, por nuk erdhi. “Qytetarët” vazhduan me sulme.
Kevin De Bryne shënoi në minutën e 32-të dhe gjërat veçse morën fund për kundërshtarët.
Radha për të shënuar i erdhi edhe Riyad Mahrez, përpara se De Bryne të realizonte dhe një herë për 5-0.
Pas këtij shënimi, duket që sulmuesit u ngopën me gola dhe radha i erdhi qendërmbrojtësve.
John Stones dhe Nathan Ake shënuan nga një herë, për të bërë “Etihadin” një vend frike për Leeds United.
Kjo fitore ishte edhe një dëshmi e formës së lartë nëpër të cilën po kalojnë kampionët në fuqi.
Tashmë, City ka arritur në kuotën e 41 pikëvë edhe është lider në ishull. Pas tyre është Liverpooli me 37 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Leeds pozicionohet në vendin e 16-të, me 17-të pikë.
Vetëm tri më shumë se Watfordi që është një pozitë më poshtë dhe po “lufton” për një vend në Premierligë. /Shqip.com