“Magic Whitsitt” – MVP e gjiros së tetë

Rael Whitsitt, është shpallur MVP e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.
Basketbollistja e Penzës e pati një paraqitje fenomenale në ndeshjen kundër Bashkimit.
Whitsitt ishte basketbollistja më e dalluar në parket, duke shënuar 31 pikë, 18 këricme, gjashtë asitime, shtatë topa të vjedhur dhe dy bllokada.
Rael është një nga basketbollistet kryesore te kampionet e Kosovës, duke qenë vendimtare në shumë takime.
Ndërsa, kjo nuk ishte hera e parë që zgjedhet “MVP” në Superligën e Kosovës.
Sa i përket Penzës, kjo skuadër gjendet në vendin e dytë, me shtatë fitore dhe një humbje – në tetë ndeshje të zhvilluara.

Humbjen e vetme në këtë sezonë e kanë pësuar nga Prishtina, e cila është lidere e Superligës.
Basketbollistet më të dalluara të javës së tetë:
Rael Whitsitt (Penza) 31 pikë, 18 kërcime, gjashtë asistime
Christina Ellis (Bashkimi) 20 pikë, pesë kërcime, katër asistime
Ta’sharra Jeffries (Trepça) 55 pikë, nëntë kërcime, katër asistime
Alma Muzliukaj (Trepça) 31 pikë, 12 kërcime, një asistim
Aisia Robertson (Prishtina) 25 pikë, 4 kërcime, tetë asistime /Shqip.com