Sport Ndërkombëtar

Madridi do ta “blindojë” yllin brazilian

Militao dhe Rudiger

Me thashethemet e fundit se Antoinio Rudiger do të kalojë tek Madridi këtë sezon, klubi tani ka plane të reja në mbrojtje.

Eder Militao është shtylla kryesore e qendrës së “Los Blancos” së bashku me David Alaban.

Real Madrid po planifikon të zgjasë kontratën e brazilianit, raporton Fabrizio Romano.

Sipas tij, është vetëm çështje e javëve derisa 24 vjeçari të vendos nënshkrimin.

Aktualisht, kontrata e tij është e vleshme deri në qrshor të vitit 2025, teksa u transferua nga Porto.

Gjithshtu, kryeqytetasit do të sigurojnë marrëveshje edhe me Luka Modric dhe Vinicius Junior.

Modric dhe Vinicius

Përndryshe,  skuadra e udhëhequr nga Carlo Ancelotti është në rrugë të mirë për të fituar trofeun e 35-të të La Ligës këë sezon.

Madridi tani ka 15-të pikë diferencë me vendin e dytë – Barcelonën, të ciltë kanë një lojë më pak të zhvilluar. /Shqip.com