Madrid ofron 80 milionë euro që Tchouameni të shkelë në “Bernabeu”

Real Madrid vazhdon gjahun për ‘këmbë të reja’ pavarësisht super skuadrës që ka.
Kampioni i 14 fishtë i Ligës së Kampionëve nuk do të heq dorë nga Tchouameni.
Klubi i drejtuar nga Florentino Perez thuhet të ketë ofruar shumën e 80 milionë eurove për të marrë shërbimet e tij, raporton Goal.com.

Kampionët e Evropës janë të etur për të nënshkruar mefrancezin, por do të përballen me konkurrencë të ashpër nga Liverpool, si dhe PSG që kanë shfaqur interes kohët e fundit.
Megjithatë, AS Monaco që e mban kartonin e tij do të përgjigjej me një po të madhe klubit që ofron më shumë, dhe Madridi do të jetë disi më bindës edhe për vetë lojtarin.
Kjo pasi ai luan në të njëjtën ligë sikur edhe PSG, si dhe me Liverpoolin që nuk njihet të ‘thyejë bankën’ për transfere të shtrenjta.

Përndryshe, vlera e 22 vjaçarit në treg arrin në 50 milionë euro, sipas transfermarkt dhe kontratë me Monacon ka deri në qershor të vitit 2024. /Shqip.com