Macron uron në shqip Ramën: Urime mik i dashur për fitoren në zgjedhjet parlamentare
Publikuar:
(14.05.2025 11:23:41)

Presidenti francez Emanuel Macron ka uruar në shqip kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
“Urime Edi Rama mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, ka shkruar në X.
/Shqip.com