Lajme

Macron: Kushtet e vendosura nga Putin për armëpushim në Ukrainë janë të papranueshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron, kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin për një armëpushim në Ukrainë i ka cilësuar si të papranueshme.

“Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim,” ka thënë Macron, duke theksuar se nuk sheh diçka realiste këtu, shkruan CNN.

“Unë jam padyshim optimist, por duhet të jem edhe realist,” shtoi ai.

Duke folur për kërkesën e Ukrainës për një pranim të shpejtë në BE, Macron tha: “Me një vend në luftë? Nuk mendoj kështu… A duhet ta mbyllim derën dhe të themi ‘kurrë’? Kjo do të ishte e padrejtë.”

Presidenti francez tha se lufta në Ukrainë është një “tragjedi … një tragjedi njerëzore, politike dhe humanitare”, por shtoi se “do të çojë në ripërcaktimin e plotë të arkitekturës së Evropës”.

“Këto janë diskutime që janë strategjike dhe historike. Ato do të çojnë sot, në javët dhe muajt e ardhshëm, vendime historike për Evropën tonë”, tha Macron.

Udhëheqësi francez tha se ishte i shqetësuar duke parë imazhet nga sulmi vdekjeprurës me bombë në një maternitet në Mariupol në Ukrainën jugore të mërkurën.

Ai tha se që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, “tragjedi humanitare të këtij lloji u bënë në shumë raste”.

“Armët, thellësisht vdekjeprurëse, pa dallim, po përdoreshin pikërisht në mes të qyteteve”, vazhdoi Macron.