Lajme

Macron flet për marrëveshjet e Kosovës me Serbinë dhe Asociacionin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një letër drejtuar presidentes Vjosa Osmani ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe.

Macron ka thënë se shpreson që Kosova do të marrë vendimet të guximshme dhe të nevojshme.

“Javët e ardhshme do te jene vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe, e cila ne veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve te reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoi që Kosova te marre vendimet e guximshme që janë te nevojshme dhe qe do t’i mundësoje te përparoje ne trajektoren e saj evropiane”, tha presidenti francez.

Macroni ka lavdëruar “përparimin mbresëlënës të bërë që nga pavarësia, 16 vjet më parë”.

Ai ka shtuar se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ka inkurajuar që të vazhdohen reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke vlerësuar se sfidat më 2024 janë të shumta për shkak të luftës në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Macroni ka deklaruar se “në këtë kontekst shumë të pasigurt ndërkombëtar, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përbën një sfidë parësore”.

/Shqip.com