Rozë

“Ma ke kall zemrën, ki me na mungu Strella jonë”, reagon edhe reperi tjetër kosovar për vrasjen në Ferizaj

Fuego

Një 30-vjeçar ka mbetur i vdekur në orët e para të së shtunës në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga një person tjetër.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 00:53, një person i moshës 30 vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Ferizaj, saktësisht në rrugën “Rexhep Bislimi”. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

Ndërkohë që për vdekjen e 30-vjeçarit ka reaguar edhe reperi ‘Fuego’ ku ka shprehur ngushëllime.

“Vlla spo muj me besu. Inshalla ne xhenet bro ma ke kall zemren, ki me na mungu gjithe Strella jone…”, ka shkruar Fuego.

Për këtë vrasje ka reaguar edhe Fero, i cili ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut nga Ferizaj./SHQIP.com