Lushtaku uron Krasniqin: Frymë e re për të cilën ka nevojë PDK
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke thënë se pret që ai ta rikthejë PDK-në lidere të pluralizmit politik dhe udhëheqëse të shtetit, njofton Shqip.com.
Me anë të një postimi në Facebook, anëtari i PDK-së, e ka uruar Krasniqin që mori në dorë drejtimin e partisë, duke thënë se është shembulli i një të riu të përgatitur dhe ambicioz.
“Memli Krasniqi është shembulli i një të riu të përgatitur dhe ambicioz, i cili me angazhimet e tij që nga aktivisti i rinisë e deri tek organet udhëheqëse të partisë, ka dëshmuar se përgatitja profesionale, puna dhe përkushtimi në aktivitetin politik janë dëshmi e arritjeve të mëdha”, ka shkruar Lushtaku.
“Ai nga sot është kryetar i zgjedhur i PDK-së”.
“Memlit ja uroj pozitën e re në krye të PDK-së, duke i dëshiruar punë të mbarë e suksese në misionin e tij për rikthimin e PDK-së si lidere e pluralizmit politik dhe udhëheqëse e shtetit të Kosovës. Ai është një frymë dhe energji e re për të cilën ka shumë nevojë PDK por edhe e gjithë Kosova!”, shkruan më tej ai. /Shqip.com