Lajme

Lushtaku: Më shumë e respektoi një serb të Beogradit sesa Kurtin

Sami Lushtaku
Sami Lushtaku

Nënkryetari i komunës së Skenderajt dhe një prej liderëve të PDK-së, Sami Lushtaku ka reaguar ashpër për videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku përmendet edhe ai si “shkatërrues shteti”.

Për këtë video Lushtaku ka thënë se më së shumti i vjen keq për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët tashmë ndodhën në Hagë.

“Më erdhi keq për ata që janë në Hagë. Unë edhe ata që janë në Hagë jemi mësur me kësi videosh në kohën e Milloshoviqit, kur fotografia ime dhe bashkëluftëtarëve të mi, ka qenë vazhdimisht në mjetet e informimit serb”, ka thënë ai.

Lushtaku më tej, ka thënë se nëse Kurti i konsideron “hajna” si në video lë të veprojë drejtësia.

“Kurtoviqi e ka pushtetin. Nëse konsideron që jemi hajna, le të veprojë drejtësia. E ftoj Kurtoviqin dhe sejmenët e tij, le të urdhërojnë… gjykatën e kanë, prokurorinë e kanë. Kam pritur nga kjo qeveri që minimalisht t’i ndihmojë ata që janë në Hagë, e ky publikon këso video që janë të çuditshme”, ka thënë Lushtaku në Pressing të T7.

Lushtaku ka thënë se më shumë e respekton një serb të Beogradit se Albin Kurtin.

“Ma shumë e respektojë një serb të Beogradit sesa Albin Kurtin. Prandaj, më ka fokusu aty me fotografi, si pak më të veçantë. E ka pushtetin, le të urdhërojë. Kjo që ka ndodh sot, është ofendim për mua dhe familjen time”, ka thënë ai.

 Lushtaku ka konsideruar që qeverisja e Kurtit ka dështuar dhe më këto video vetëm është duke iu dhënë “infuzion” mbështetësve të tij./SHQIP.com