Lajme

Lushtaku i reagon Kurtit: Prezenca e SHBA-së dhe partnerëve tjerë të NATO-s eliminon çdo mundësi për luftë në Kosovë

Deputeti i PDK-së. Mergim Lushtaku.

Deputeti Mergim Lushtaku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurtit për një luftë të mundshme në Kosovë.

Ai ka thënë se prezenca e SHBA-së dhe partnerëve tjerë të NATO-s në vende, eliminon çdo mundësi reale për luftë.

“Kryeministri Kurti, përsëri gjatë një interviste të dhënë për gazetën kroate “Vecernji list”, paska përmendur mundësinë që në Kosovë të ketë luftë.

Kryeministri nuk duhet të luaj me ndjenjat e popullit sepse prezenca e SHBA-së dhe partnerëve tjerë të NATO-s në vendin tonë, eliminon çdo mundësi reale për luftë”.

Ai ka thënë se kjo “qasje e kryeministrit na kujton epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar të cilët përhapnin frikë e panik në popull nga armiq të jashtëm me qëllim që të largonin vëmendjen nga krizat e thella ekonomike, varfëria e dështimi qeverisës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ndryshe, Kurti, ka thënë se Serbia është kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor sepse ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë gjatë një intervistë ekskluzive për Večernji list.

Po ashtu Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë, pasi sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë.

Gjithashtu, Kurti ka pyetur “nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë./SHQIP.com