Lushtaku: Delegacioni i udhëhequr nga Thaçi në Rambuje tregoi përkushtim dhe vendosmëri
Publikuar:
(06.02.2022 22:38:51)

Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar se delegacioni i udhëhequr nga, Hashim Thaçi në Rambuje tregoi përkushtim e vendosmëri, duke mbrojtur interesat e popullit të Kosovës.
Lushtaku ka shkruar se Konferenca e Rambujesë shënoi përpjekjen më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjen e Kosovës.
“Vendosmëria e Hashim Thaçit dhe e delegacionit kosovar si dhe lufta e UÇK-së solli lirinë e Kosovës dhe i hapi rrugë proceseve të mëvonshme që pasuan me pavarësinë tonë. Liderët e Kosovës tejkaluan ndasitë dhe u bënë bashkë për të fituar lirinë e pavarësinë e vendit”, ka shkruar Lushtaku./Shqip.com