Luke Shaw e vendos të ardhmen
Publikuar:
(04.04.2023 14:19:06)

Mbrojtësi i krahut, Luke Shaw, ka firmosur kontratë të re katërvjeçare me Manchester Unitedin, ka njoftuar të martën klubi nga Premier League.
Me kontratën e re, Shaw do të jetë pjesë e Unitedit deri në verën e vitit 2027. 27-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë sezon duke e detyruar klubin që t’ia ofrojë kontratën e re.
Në 36 paraqitje në të gjitha garat, Shaw ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 6 asistime.
Shaw është shprehur i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Unitedin, ekip të cilit iu bashkua para nëntë vjetësh nga Southamptoni.
Ai ka edhe 29 ndeshje dhe 3 gola të shënuar me Anglinë.
/Shqip.com