Lukaku e thyen “mallkimin” – shënon pas 129 ditëve
Publikuar:
(07.05.2022 17:51:20)

Golin e fundit e në Premierligë e kishte shënuar me 29 dhjetor të vitit 2021.
Por, këtij “mallkimi” i ka ardhur fundi.
Romelu Lukaku e ka tundur rrjetën pas 129 ditëve, duke hequr një barrë të madhe nga supet.
Madje, sulmuesi belg realizoi dy herë, në përballjen e sotme ndaj Wolverhampton Wanderers.
Përkundër problemeve të shumta, dhe faktit që ka qëndruar shumë ndeshje në bankën rezervë, ai është bërë golashënuesi më i mirë i Chelseat – në të gjitha garat. Gjithsej, 14 gola.
Pas kësaj ndeshje, Chelsea gjendet në vendin e tretë, me 67 pikë të grumbulluara.
Gjashtë më shumë se Arsenali – që është një pozitë më poshtë, por “gunners” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Wolvesi mbetet në pozitën e tetë, me 50 pikë./Shqip.com