Luizi jep parashikimin se kush do të largohet nga shtëpia të shtunën
Publikuar:
(09.02.2023 13:34:16)

Kutia e pandorës të martën ishte për Kiarën.
Kiara fitoj një pushim në Maldive çift, dëshirë kjo për të cilën i kishte bërë kërkesë edhe Luizi -“Vëllait të Madh”.
Gjithashtu, Kiara do të duhej të dërgonte në nominim tre persona, ku ajo dërgojë: Oltën, Dea Mishel dhe Tean.

I pyetur nga Olta se cila prej tyre lë shtëpinë të shtunën, Luizi u shpreh se Tea. Kjo e fundit e pyeti Luizin nëse është mërzitur me fytyrën e saj.
Luizi u përgjigj se atij nuk i mërzitet asnjë fytyrë në shtëpi, por sipas tij, publikut i është mërzitur Tea.
/Shqip.com