Rozë

Luizi i bën të papriturën, Ronaldo Sharka i “hakmerret” Kiarës

Vetëm 2 muaj me parë Ronaldo Sharka debatoi rëndë në rrjetet sociale me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, duke krisur kështu miqësinë e tyre.

Ndonëse ka kaluar kohë që nga drama e tyre, mesa duket “gjakrat” mes tyre janë nxehur akoma.

Së fundmi fituesi i “Big Brother VIP 2” ia ka hequr “followin” në “Instagram” moderatorit, ndërsa ky i fundit është ”hakmarrë” duke mos ndjekur në rrjetet sociale as këngëtarin dhe as moderatoren e njohur.

Ndërkohë kujtojmë se sherri mes treshes filloi disa muaj më parë, kur Ronaldo “thumboi” Kiarën, duke thënë se ajo e ka fituar pozicionin për të moderuar “Kepi i VIP”-ave falë partnerit të saj, Luiz Ejlli.

Lidhur me këto deklarata të ish-banorit të BB VIP reagoi menjëherë këngëtari i dashur për publikun, i cili teksa postoi një video në “Instastory u shpreh se i vjen keq që nuk kishte mundësi të ishte me Kiarën gjatë xhirimeve”.

“Nuk kam pas mundësi me e parë Kiarën mbrëmë tek “Kepi i VIP-ve”. Po shihja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para: Nuk pas mundësi për asnjë sekondë që të jem në krah të saj, dhe e dyta, pash disa personazhe aty që po bënin si koka shkencash, edhe po të isha aty, ju e dini që do të merrnin përgjigjet që meritonin”.

/Shqip.com