Luizi e kallë Amerikën
Publikuar:
(10.06.2023 22:47:27)

Fituesi i ‘Big Brother Vip 2’, Luiz Ejlli, pas përfundimit të spektaklit vendosi që të ndjekë karrierën e tij si këngëtar, pas 2 projekteve të publikuara menjëherë sapo doli nga shtëpia, Luizi u nis drejt Amerikës, ku mbajti dhe koncertin e tij të parë.
Mijëra shqiptarë që jetojnë në Amerikë, janë mbledhur për ta ndjekur nga afër.
“Faleminderit për këtë super natë Amerikë”, shkruajti Luizi.
/Shqip.com