Rozë

Luizi: Dua që edhe dy persona t’i largojë nga shtëpia

Nata e mbrëmshme ka qenë mjaftë spektakolare në shtëpinë e Big Brother Vip Albania pasi doli Armaldo.

Por, si duket Luizi nuk e ka përmbushur misionin e tij. Konkurrenti thotë se ka për qëllim që t’i largojë nga shtëpia edhe dy banorë të tjerë, por për çudi thotë se nuk është Olta në mesin e tyre.

Në bashkëbisedim me Oltën, Luizi thotë se Kristin nuk e llogaritë fare si pengesë në rrugëtimin e tij e as disa banorë të tjerë si Dea, Antoneta, Fotinia dhe Jori.

Kurse, për Oltën, Luizi thotë se nuk dëshiron ta largojë për faktin se atë e don Kiara.

Armaldo ishte në nominim së bashku me Kristin dhe Luzin.

Arsyeja pse dolën në nominim treshja ishte e gjitha për shkak të strategjisë së lojës së Luizit.

Luizi intrigoi dy banorët e tjerë duke i futur në banjo e cila është e ndaluar me rregullat e produksionit, kështu duke dërguar automatikisht në nominim vetën e tij dhe Armaldon e Kristin.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/Shqip.com