Luis Suarez: Leo Messi më ndihmoi të vendos për Gremio

Luiz Suarez i ka dhënë merita të mëdha ish-shokut të tij të skudrës tek Barcelona, Lionel Messit për kalimin e tij te Gremio.
Luis Suarez foli për mediat të mërkurën pasi më shumë se 30,000 tifozë të Gremios mbushën arenën e klubit brazilian në Porto Alegre për ta mirëpritur.
35-vjeçari nënshkroi një kontratë dyvjeçare në një transfertë të lirë pasi kontrata e tij me Nacional të Uruguait përfundoi.
Për negociatat me Gremion gjatë qëndrimit në shtëpinë e Messit dhe këshillat e tij ai ka thënë: “Miqtë janë gjithmonë aty për të ndihmuar, për të këshilluar dhe për të mbështetur vendimet e mia. Dhe kështu ndodhi me… miqtë.”
“Unë nuk jam si dikur. Por është e mundur që me një lëvizje, 50 metra larg shtyllës, shokët e mi të përfitojnë nga unë, sepse është një përpjekje ekipore”, ka shtuar ai,
Ky do të jetë klubi i tetë në karrierën e Suarez, i cili përfshin Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico de Madrid raporton Marca.
/Shqip.com