Sport Ndërkombëtar

Luis Enrique publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit

Luis Enrique

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar për tri ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Spanja për momentin është lider i grupit, por ka një ndeshje më shumë se Suedia dhe tri takimet e shtatorit pritet të sjellin ndryshime në Grupin B.

Ndeshja e parë për “Furinë e Kuqe” është përballja kundër Suedisë më 2 shtator, kundër Gjeorgjisë më 5 shtator dhe në Prishinë kundër Kosovës më 8 shtator.

Vlenë të theksohet se në këtë listë, Enrique prap ka lënë jashtë skuadrës lojtarë nga Real Madrid.

Lista e lojtarëve të ftuar:

Portierët: Unai Simon, David de Gea dhe Roberto Sanchez.

Mbrojtësit: Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez dhe Raul Albiol.

Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Brais Martinez.

Sulmuesit: Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerard Moreno dhe Abel Ruiz./Shqip.com