Lufta për titull vazhdon, zhvillohen ndeshjet e treta të Play-Off

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjen e treta gjysmëfinale të “Play-off”-it.
Yllit dhe Trepçës i duhen vetë edhe nga një fitore për të siguruar finalen, pasi avancojnë 2:0.
Nga ana tjetër nëse Prishtina dhe Peja shënojnë fitore, atëherë seria do të ngushtohet në 2:1, dhe do të zhvillohej dhe nga një takim.

Të shtunën prishtinasit do të mundohen të shënojnë fitoren e parë përballë therandasve në këtë edicion.
Në garat e rregullta katër fitore shënuan kampionët, ashtu si edhe në gjysmëfinale, 73:48 dhe 79:70.
Ndërkohë, liderët e Superligës do të mundohen të fitojnë edhe ndeshjen e tretë dhe të kualifikohen në finale.

Takime shumë më interesante janë zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës, sidomos pasi fituesi i gjysmëfinales së dytë u përcaktua pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit.
Pejanët synojnë fitoren për të ngushtuar serinë në 2:1, ndërsa ‘Xehetarët’ të fitojnë dhe kalojnë në finale./Shqip.com
Orari i Gjysmëfinaleve të treta
E shtunë
19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
E diel
7:00 Peja – Trepça
