Lajme Botë

Lufta në Ukrainë/ Franca furnizon inteligjencën ushtarake në Kiev pas bllokadës së SHBA-së

Franca ka marrë përsipër t’i japë Ukrainës informacion ushtarak, pasi Uashingtoni njoftoi se po ndërpriste shkëmbimin e informacionit, i cili ka një rëndësi të madhe për operacionet kundër forcave ruse.

“Shërbimet tona të inteligjencës janë sovrane me aftësi që na takojnë dhe ne do i përdorim ato për të mirën e ukrainasve”. tha ministri i mbrojtjes Sébastien Lecornu

Në të njëjtën kohë, Lecornu zbuloi se presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi atij të përshpejtonte paketat e ndihmave të Parisit për Kievin, në mënyrë që të kompensonte ndihmën e pezulluar amerikane.

Në një fjalim të djeshëm, Emmanuel Macron paralajmëroi se agresioni rus nuk do të ndalet në Ukrainë, pasi përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Francën dhe Evropën.

Macron tha se kishte vendosur të hapte debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve në kontinentin evropian nga shpërthimi bërthamor, duke sqaruar megjithatë se çdo përdorim i armëve bërthamore të Francës do të mbetet vetëm në duart e presidentit francez.

“E ardhmja e Evropës nuk duhet të vendoset në Uashington apo Moskë , dhe po kërcënimi nga lindja po kthehet.”tha ai.

/Shqip.com