Lufta izraelito-palestineze, OKB: Pengjet dhe ndihma humanitare nuk duhet të përdoret për pazare
Publikuar:
(15.10.2023 23:45:00)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Hamasit që të lirojë “menjëherë” pengjet pa kushte.
Ai gjithashtu i kërkoi Izraelit të lejojë aksesin e ndihmës humanitare në Gaza.
“Secili prej këtyre dy objektivave është i vlefshëm në vetvete”, tha ai në një deklaratë.
“Ato nuk duhet të përdoren për pazare dhe duhet të zbatohen sepse është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Guterres. /Abc news
/Shqip.com