Rozë

Luana Vjollca rikthehet me “Shiko Kush Luan”, ja ku do e shohim atë

Luana Vjollca

Luana Vjollca është padyshim nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar dhe prezantuesja më e ndjekur në rrjetet sociale me mbi 2 milion ndjekës.

Lajmi se braktisi ‘’Top Channel’’ pas 15 viteve bashkëpunim bëri bujë të madhe në media rozë.

Megjithëse është aktive edhe në muzikë dhe në biznes, ajo tashmë do t’i rikthehet ekranit pas pauzës disa mujore.

Luana do të rikthejë sërish emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”, por jo më në ‘Top Channel’.

Sipas burimeve të ‘Icon Style’, ky emision do të transmetohet në ‘Abc Neës’.

Ndryshe, projekti i fundit i saj në muzikë titullohet “Locos” në bashkëpunim me Jay Santon./SHQIP.com