Luan Haradinajt i dhurohet ora që babai i tij Shkëlzeni e barte në ditën kur ra dëshmor
Publikuar:
(16.04.2023 21:40:03)

Luan Haradinaj, i biri i dëshmorit Shkelzen Haradinaj, të dielën ka pranuar dhuratë orën të cilën babai i vet e mbajti në dorë deri në momentin e fundit të jetës së vet.
Orën ia dhuroi Shpëtim Selmanaj, Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo orë do të tregojë gjithmonë kohën e saktë se kur nisi liria.
“Ora që do t’u mbijetojë kohëve, aq sa do të jetë i gjallë emri i Shkëlzenit. Akrepat që u ndalën atë ditë në dorën e tij, do të tregojnë gjithmonë kohën e saktë se kur nisi liria. Faleminderit Shpëtim që e ke ruajtur në vite këtë simbol kaq të vyeshëm për ne e na nderove kaq shumë sot në këtë ditë krenarie”, ka shkruar Haradinaj.
/Shqip.com