Lotus po punon në krijimin e drejtimit autonom në veturat sportive

Lotus Eletre SUV, për të cilin marka britanike shpreson të rris fitimet, do të vijë me një mori sensorësh të
avancuar dhe moduli LIDAR mund ta ndihmojnë atë të bëhet automjeti i parë autonom i Nivelit 4.
Eletre, i cili do të dalë në treg në vitin 2024, tashmë po testohet në mënyrë autonome në rrugët e Kinës pa ndihmën e shoferit.

LiDAR është vendosur në çati dhe dy të tjerë janë në parafango, dhe mund të vendosen kur nevojitet.
Pjesa tjetër e automjetit është e pajisur me radar standard dhe kamera me definicion të lartë.

Për shumkë, lejimi i automjetit të lëviz në mënyrë autonome mund të jetë shumë e mërzitshme për shoferin, Lotus beson se mund të ketë gjetur një zgjidhje për ta arritur këtë.

Drejtuesit e kësaj kompanie kanë thënë se sistemet autonome të makinës do të jenë në gjendje të mësojnë zakonet e drejtimit të pronarëve të saj dhe t’u japin atyre përvojën autonome që më së shumti përputhet me preferencat e shoferit.

Kjo do të thotë se nëse personi është pak më agresiv me stilin e drejtimit të veturës, sistemi autonom do të jetë gjithashtu më agresiv dhe nëse shoferi është pak më i qetë, makina do të jetë gjithashtu.
/Shqip.com