Lotus kalon në tregun e veturave familjare

Lotus ka filluar të pësoj ndryshime të rrënjësishme.
Nga një makinë e njohur vetëm si sportive, tash po kthehet në një automjet që do të shërbejë edhe për nevoja familjare.
Është kompania mëmë Geely që po financon transformimin nga një markë e veçantë, në një prodhues automjetesh me një formacion të gjerë.

Pas modelit Eletre, një tjetër model me katër dyer po vjen. Ani se nuk ka ende një emër, por diçka ndryshe nga “Envya” nëse do të mbështeteshim në raportet e fundit.
Një prototip është parë rreth qytetit Nürburgring.

Sipas raportineve, dizajni i jashtëm do të jetë sipas SUV-it Eletre, por i përshtatur për të krijuar një sedan të ulët, megjithëse teknikisht mund të ketë një derë të pasme më praktike për një siluetë që të kujton Audi A7 Sportback.
I koduar me emrin Type 133, sedani i parë Lotus që nga modeli Carlton. Edhe pse prototipi nuk dukej se kishte dritat e pasme përfundimtare, është e lehtë të shihet se ka një shirit drite prapa shiritit të zi.
Pamjet që tregojnë profilin anësor të makinës na tregojnë se do të jetë një makinë e madhe me dyer të pasme të gjata, ndoshta aq e madhe sa A7.

Megjithëse informacionet janë se do jetë e ngjashme me modelin Eletre, gjasat janë që kjo veturë të ofrojë pak më shumë se 900 kuaj fuqi dhe më shumë se 700 rrotullime.
Shpejtësia maksimale duhet të jetë gjithashtu e ngjashme, kështu që prisni rreth 265 km/orë.
Modeli Type 133, do të zbulohet më vonë këtë vit, si paraardhëse e modelit tjetër Type 134 që do të vijë në 2024, si një crossover më i vogël, gjithashtu pa motor me djegie.
Një makinë sportive elektrike e zhvilluar bashkë me Alpine do të pasojë në vitin 2026.
/Shqip.com