Lajme

Lot, dhimbje dhe heshtje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota dhe vëllai i tij (FOTO)

Në një dhimbjeje të papërshkrueshme dhe me lot në sy, funerali i Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident të tmerrshëm me makinë në Spanjë, u mbajt të shtunën në mëngjes në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar në  Portugali.

Familja, miqtë, e gjithë bota portugeze e futbollit si edhe skuadra e Liverpoolit morën pjesë në lamtumirën e fundit ndaj 28-vjeçarit dhe vëllait të tij, me trishtimin e dukshëm në fytyrat e të gjithëve.

Jota, i cili sapo ishte martuar me partneren e tij Rute Cardoso disa ditë më parë, la pas tre fëmijë.

Një turmë njerëzish u dyndën në Kishën Igreja Matriz, duke krijuar një procesion heshtjeje, dhimbjeje dhe respekti.

Prej mëngjesit një turmë njerëzish kishte filluar të dyndej në Capela da Ressurreição dhe kishën Igreja Matriz, me lule në duar.

Midis tyre, miq nga hapat e tyre të parë në futboll, trajnerë të vjetër, tifozë të zakonshëm, por edhe personalitete nga vendi dhe futbolli ndërkombëtar.

/Shqip.com