“Los Colchoneros” vazhdojnë ecurinë pozitive në La Liga

Humbja ndaj Milanit tashmë ka mbetur vetëm pjesë e të kaluarës.
Atletico Madrid ka triumfuar me rezultat 1-4 në udhëtim te Cadizi.
“Los Colchoneros” ishin superior që nga fillmi i takimit, duke mos e vënë në diskutim epitetin e fituesit.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Thomas Lemar, në minutën e 56-të.
Ndërsa, asistues ishte Carrasco.
Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Antonie Griezzman, kur po zhvillohej minuta e 70-të.
Ndërsa, gjashtë minuta më pas, Correa e shënoi “golin e qetësisë”.
Deri në fund të takimit e gjitha çka mundën të bëjnë vendasit, ishte shënimi i golit të nderit.
Ndërsa, për madrileinët shënoi edhe Cunha, katër minuta para përfundimit të takimit.
Pas kësaj fitore, skuadra e udhëhequr nga Diego Simoeno mbetet në vendin e dytë, me 29 pikë të zhvilluara. Një më pak se Real Madrid që është lider, por ka një ndeshje më pak të zhvilluara.
Kurse, Cadiz mbetet në vendin e 17-të, me vetëm 12 pikë. /Shqip.com