Loriana Kuka në gjysmëfinale teksa Shpat Zekaj ndjek repasazhin

Lojërat Mesdhetare “Oran 2020” i kanë mbajtur të mjaft të zënë sportistët kosovarë edhe sot.
Në kuadër të dueleve të xhudos, Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj u paraqitën për të mbrojtur ngjyrat Dardane.
Kukaj u tregua e suksesshme në duelin e saj me Nurcan Yilmaz nga Turqia, në kategorinë -78kg.

Rrethin e parë e kaloi pa luftë dhe tani është në garë të fortë për madalje.
Nga ana tjetër, xhudisti Zekaj nuk arriti të mposht kampionin e vitit të kaluar, Aleksandar Kukolj të Serbisë, në kategorinë -100kg.
Megjithatë, Shpati ka akoma shansin që të rrëmbejë medalje të bronztë – të cilën do ta krërkojë përmes repasazhit.

Nga ana tjetër, Kosova ka grumbulluar deri më tani pesë medalje, duke përfshirë dy të arta dhe të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks.
Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje. /Shqip.com