Rozë

Loredana tregon se në cilën moshë e ka bërë milionin e parë

Këngëtarja e stilit rap, Loredana Zefi, përmes rrjetit Instagram, u ka dhënë mundësi fansave të pyesin rreth jetës së saj.

Një nga pyetjet që iu shtrua arstistes nga Ferizaj, ishte edhe ajo se kur e ka bërë milionin e parë.

“Sa vjeçare ishe kur e ke bërë milionin e parë”, e pyeti njëri nga ndjekësit. Ndërsa përgjigja e Zefit ishte e thjeshtë: “23”.

Ajo tani është 27 vjeçare dhe i bie se qe katër vite, Loredana është milionere.

Projektet e saj në internet numërojnë miliona klikime dhe së fundi ajo ka paralajmëruar turneun e radhës të quajtur “Wifey”.

Loredana Zefi është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat të rejat e fundit rreth karrierës së saj.


/Shqip.com