Londra “vishet” me ngjyrë të kuqe

Derbi i Londrës ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit ka mbaruar me rezultat 3-1 në të mirë të Gunners.
Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta ishte fenomenale nga fillimi i ndeshjes e deri në minutën e fundit dhe arkëtuan pikët e plota me lehtësi, shkruan Shqip.com.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Simith-Rowe në minutën e 12-të pas një asistimi të dhënë nga Bukayo Saka.
Për dyfishimin e rezultatit u përkujdes Pierre Emerick Aubameyang që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 28-të të takimit.
“Vulën” e fitores e dha Bakayoko Saka i cili shënoi gol në minutën e 34-të dhe kështu pjesa e parë mbaroi me tre gola epërsi.
E gjitha çka “Spurs” mundën të bëjnë në këtë takim ishte goli i nderit i shënuar nga Son Heung-min, dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Për Arsenalin kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe po japin sinjale që janë duke u rikthyer në formë të lartë.
Ndërsa, në anën tjetër Tottenhami është duke kaluar nëpër një krizë te rezultateve kohëve të fundit.
Pas kësaj fitore, “Gunners” gjenden në vendin e dhjetë në tabelë me nëntë pikë, kurse Tottenhami bie në pozitën e 11-të./Shqip.com