Lojtari turk kthehet tek Manchester City
Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Ilkay Gündoğan.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra spanjolle në faqen zyrtare ku edhe e ka falënderuar lojtarin për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe i uron atij fat në të ardhmen, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.
Gündoğan mbërriti në Barcelonë nga Manchester City në verën e vitit 2023 dhe luajti 51 ndeshje në sezonin e tij të vetëm në “Camp Nou”, duke përfshirë 36 në La Liga dhe 10 në Ligën e Kampionëve.
Ai u tregua një komponent thelbësor i mesfushës së Barcelonës, duke qenë një nga lojtarët më të përdorur nga ish-trajneri Xavi Hernández.
Ai shënoi pesë gola (të gjithë në ligë) dhe 14 asistime (9 në ligë, 4 në UCL dhe një në Superkupë)
/Shqip.com