Lojtari shqiptar shkëlqen në Angli
Publikuar:
(29.03.2024 20:21:23)

Anis Mehmeti shndërrohet në protagonist në Championship me skuadrën e Bristol City.
Sulmuesi shqiptar i dhuroi fitoren skuadrës së tij teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73, përballë Leicester City.
Bristol fitoi me shifrat 1-0 falë golit të Mehmetit, një gol që për nga mënyra e ekzekutimit ishte shumë i bukur.
23-vjeçari kontrolloi topin në hyrje të zonës kundërshtare dhe me një goditje të fortë me të majtën shkundi rrjetën për të ndezur festën te Bristol City.
Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Mehmetin.
Pas kësaj fitoreje, Bristol ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vend të 12 ndërsa Leicester mban vendin e dytë me 82 pikë.
/Shqip.com